Policia me forca të shumta kundër protestuesve para Ministrisë së Arsimit, përplasje për bllokimin e Rrugës së Durrësit
Studentë, qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile vijojnë rezistencën e tyre para Ministrisë së Arsimit, ndërsa janë përfshirë në debate me punonjësit e Policisë, të cilët nuk i lejojnë të bllokojnë rrugën e Durrësit. Pamjet e transmetuara drejtpërdrejt nga Syri Tv dhe raportimi në terren i gazetarëve të Syrit tregon për forca të shumta policore të cilat kanë ndërhyrë me forcë për bllokimin e protestës paqësore. Ndërhyrja e policisë është antiligjore, pasi protestuesit mjafton të njoftojnë dhe nuk kanë nevojë të presin miratim nga policia për tubime.
Burimi:
syri.net