Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka përfunduar vizitën katërditore në vendlindje, të autorizuar për arsye humanitare nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Gjatë qëndrimit të tij, një moment i veçantë ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale. Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi të Krasniqit, të shoqëruar me mesazhin emocionues: “Përshëndetja më e bukur që na e bëri sot”. Pas përfundimit të vizitës, Krasniqi është nisur drejt Hagës, ku vijon të qëndrojë në paraburgim në kuadër të procesit gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Burimi:
kohajone.com