Urdhrat e mbrojtjes problematikë, shumica e divorceve vijnë për shkak të dhunës në familje!
Dhuna ndaj bashkëshortes ose bashkëshortit vijon të mbetet ende shkaku kryesor i divorceve edhe në ditët e sotme. Në Durrës, numri i divorceve rritet nga viti në vit dhe, aq sa pozitiv është fakti që gratë janë ndërgjegjësuar, duke mos lejuar më nënshtrimin ndaj dhunës për hir të familjes, po aq shqetësues mbetet fakti që shkaku kryesor i divorceve vijon të jetë dhuna. Edhe në rastet kur bashkëshortja është tërhequr në momentin e fundit, pasi bashkëshorti ka shfaqur pendesë, është detyruar të bëjë sërish kërkesën për divorc pas 3 apo 4 muajsh, pasi dhuna është rikthyer. Ndërkohë, ndonëse legjislacioni në mbrojtje të viktimave të dhunës në familje në letër është i mirë, në realitet, sipas avokates, nuk funksionon. Sipas saj, urdhrat e mbrojtjes kanë shumë...
Burimi:
javanews.al