Aksident në Gjirokastër, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, një person i plagosur dërgohet në spital!
Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në rrugën e fshatit Valare, në Gjirokastër, pasditen e sotme (21 nëntor). Sipas të dhënave paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, duke lënë të plagosur një person. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe autoambulanca, ndërsa i dëmtuari është transportuar drejt Spitalit Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Burimi:
javanews.al