Misteri 150-vjeçar në Abacinë e Westminsterit/ Zbulohet kush mund të jetë varrosur në arkivolin romak 1.700-vjeçar
Një mister që lidhet me një skelet të zbuluar brenda një arkivoli të lashtë romak në Abacinë e Westminsterit mund të jetë më në fund pranë zgjidhjes, më shumë se 150 vjet pasi eshtrat tërhoqën për herë të parë vëmendjen. Sarkofagu prej guri gëlqeror, i gërmuar zyrtarisht në vitin 1869, mban një mbishkrim me emrin Valerius Amandinus, një britanik i pasur që jetoi në Londër diku midis viteve 300 dhe 400 të erës sonë. Megjithatë, një kryq i madh latin, i gdhendur në kapakun e tij, daton afërsisht në shekullin X ose XI, çka sugjeron se personi i varrosur brenda tij ka jetuar qindra vjet pasi arkivoli ishte prodhuar fillimisht. Tani, kërkimet e reja arkeologjike tregojnë drejt një shpjegimi befasues. Eshtrat ka të ngjarë t'i...
Burimi:
syri.net