‘Takimi me studentët, propagandë e qeverisë’/ Spaho: Të rinjtë e pranishëm të lidhur me PS, nuk përfaqësojnë protestuesit

‘Takimi me studentët, propagandë e qeverisë’/ Spaho: Të rinjtë e pranishëm të lidhur me PS, nuk përfaqësojnë protestuesit

I ftuar në një lidhje Skype për SYRI TV, kryetari i Grupit Rinor Universitar Demokrat, Jurgen Spaho, e ka cilësuar të paligjitim takimin e qeverisë me studentët, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përdor të rinj të lidhur me Partinë Socialiste për propagandë politike. Spaho deklaroi se mes pjesëmarrësve në takim kishte familjarë të zyrtarëve socialistë dhe persona të angazhuar në strukturat e PS-së, të cilët tha se nuk përfaqësojnë studentët protestues. Ai theksoi se qeveria po përpiqet ta paraqesë takimin si dialog me studentët, ndërkohë që kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja pa kushte e Edi Ramës. Spaho akuzoi gjithashtu Policinë e Shtetit për ushtrim dhune ndaj protestuesve, duke e cilësuar takimin një përpjekje për të mbuluar përgjegjësinë politike të qeverisë. Pjesë nga...