Ruben Amorim i del në mbrojtje Gonçalo Ramos dhe zbulon arsyen e vërtetë pse nuk po shënon shumë gola
21 Nëntor 2026 16:02 Telesport Sulmuesi më i shtrenjtë në historinë e Milanit, Gonçalo Ramos, po has shumë vështirësi për të gjetur golin në sezonin e tij të parë te kuqezinjtë, ku deri tani ka shënuar vetëm dy gola. Trajneri Ruben Amorim mendon se nuk është faji i Ramos që nuk po gjen golat, por i pjesës tjetër të skuadrës që nuk po e mbështët atë si duhet në vijën e parë të sulmit. “Ramos po has vështirësi sepse e gjithë skuadra po has vështirësi, por ai është gjithashtu lojtari që kthehet më shpesh për të ndjekur mesfushorët apo mbrojtësit kundërshtarë. E di që kjo nuk është detyra e tij. E di që kemi blerë një lojtar për të shënuar gola, por ne nuk po...
Burimi:
telesport.al