Kapet një nga bosët më të kërkuar të karteleve në botë, shpërthen dhuna në Meksikë

Kapet një nga bosët më të kërkuar të karteleve në botë, shpërthen dhuna në Meksikë

Autoritetet meksikane kanë arrestuar Fausto Isidro Meza Flores, i njohur me nofkën “El Chapo Isidro”, një prej drejtuesve më të rëndësishëm të organizatës kriminale Beltrán Leyva dhe një prej dhjetë personave më të kërkuar nga FBI. Arrestimi u krye gjatë natës në shtetin Sinaloa, ndërsa operacioni u shoqërua me përplasje të armatosura dhe panik mes banorëve. Pamjet e publikuara nga qyteti Guasave tregojnë njerëz që largohen të tmerruar nga të shtënat me armë gjatë një ndeshjeje bejsbolli, si dhe automjete të djegura. Qeveria meksikane bëri të ditur se operacioni u mbështet nga informacione të inteligjencës së administratës amerikane të Donald Trump, por nuk dha detaje të mëtejshme mbi koordinimin mes dy vendeve. Sipas autoriteteve, forcat e sigurisë përdorën elementin e befasisë për të hyrë në...