Nga Beverly Hills në Dubai/ Bardhi publikon shifrat: Balluku shpenzoi 69 mije € në operacione plastike

Nga Beverly Hills në Dubai/ Bardhi publikon shifrat: Balluku shpenzoi 69 mije € në operacione plastike

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike pretendon se zv.kryeministrja ka shpenzuar këtë shumë për ndërhyrje kirurgjikale dhe estetike në klinika jashtë vendit, pa i deklaruar pagesat sipas përcaktimeve ligjore. Në një denoncim publik, Bardhi pretendon se Balluku ka kryer ndërhyrje në klinikat e një kirurgu plastik me aktivitet në Beverly Hills, Miami, Dubai dhe Milano. Sipas tij, shpenzimet arrijnë në rreth 69 mijë euro, ndërsa ai ngre pikëpyetje mbi burimin e parave dhe mënyrën e deklarimit të tyre. Në reagimin e tij, deputeti demokrat i lidh këto pretendime edhe me pasuritë e zv.kryeministres, duke përmendur dy vila me vlerë të pretenduar prej 1.8 milionë eurosh. Bardhi kërkon që të verifikohet nëse këto shpenzime janë deklaruar dhe nga kanë ardhur fondet për kryerjen e tyre....