Përplasja që mund të trazojë PS-në, kush po lëviz kundër Ballukut?
Analisti Arjan Galdini e cilësoi situatën brenda Partisë Socialiste si një “luftë civile” politike, duke iu referuar tensioneve që, sipas tij, po dalin në pah pas letrës së Erion Veliajt dhe qëndrimeve të disa figurave socialiste. Në analizën e tij në emisionin Jashtë Kontrolli në NTV, Galdini vuri në dukje se Belinda Balluku po shfaqet si një nga adresat kryesore të pakënaqësive brenda partisë. Sipas tij, disa figura me histori në PS po e lidhin atë me prishjen e ekuilibrave të brendshëm, ndërsa përplasja nuk nënkupton domosdoshmërisht krijimin e një fronti të bashkuar kundër Edi Ramës. Galdini kundërshtoi idenë se fuqia e Ballukut buron nga frika e kryeministrit ndaj saj. Sipas analistit, Rama vijon të jetë figura më e fuqishme në parti, ndërsa pozita e...
Burimi:
ntv.al