Ngarkesa me 27 tonë mish derri nga Brazili, shkarkohen nga detyra 4 inspektorë të AKU-së
Katër inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit janë larguar nga detyra pas shkeljeve të konstatuara në procedurën e kontrollit të një ngarkese prej 27 tonësh me mish derri të importuar nga Brazili nga kompania KING-MIT. Vendimi është marrë nga Komisioni Disiplinor i Inspektoratit të Përgjithshëm, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe përgjegjësive të punonjësve të përfshirë në inspektimin e ngarkesës. Nga detyra është shkarkuar L.B., inspektor në Pikën e Kalimit Kufitar të Durrësit, për mosverifikimin e plotë të dokumentacionit, stabilimentit të autorizuar për eksport dhe vërtetësisë së certifikatës së ngarkesës. Po ashtu, janë shkarkuar edhe tre inspektorë të Drejtorisë Rajonale të AKU-së në Fier, me inicialet E.T., K.K. dhe M.G. Ata akuzohen për mosidentifikimin e të gjitha shkeljeve dhe vendosjen e një mase administrative jo proporcionale...
Burimi:
gijotina.com