Shpaloset banderolë në protestën para Ministrisë së Arsimit: Ndal plaçkitjes, shtypjes dhe ikjes!
Protesta e studentëve dhe qytetarëve para Ministrisë së Arsimit vijon me thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë. Gjatë tubimit është shpalosur një banderolë me mbishkrimin: “Ndal plaçkitjes, shtypjes dhe ikjes!”. Ndërkohë, protestuesit janë dëgjuar duke brohoritur njëzëri thirrjen “Arrestoni Ramën”. Një tjetër thirrje e përsëritur gjatë protestës është: “Më datë 28, Rama e di vetë”, duke iu referuar protestës kombëtare të paralajmëruar për 28 nëntor. Studentët dhe qytetarët vijojnë të qëndrojnë para Ministrisë së Arsimit, ku protesta po shoqërohet me slogane dhe mesazhe kundër qeverisë.
Burimi:
gijotina.com