Skandali me 27 tonë mish derri nga Brazili, shkarkohen 4 inspektorë të AKU-së
Skandali me 27 tonë mish derri nga Brazili ka sjellë shkarkimin e katër inspektorëve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Vendimi është marrë nga Komisioni Disiplinor i Inspektoratit të Përgjithshëm, pas konstatimit të shkeljeve në kontrollin e ngarkesës së importuar nga kompania KING-MIT. Nga detyra është larguar një inspektor i pikës kufitare të AKU-së në Durrës, me inicialet L.B., si dhe tre inspektorë të Drejtorisë Rajonale të AKU-së në Fier, me inicialet E.T., K.K. dhe M.G. Sipas Inspektoratit të Përgjithshëm, inspektori në Durrës nuk kishte verifikuar plotësisht dokumentacionin e ngarkesës, stabilimentin e autorizuar për eksport dhe vërtetësinë e certifikatës, duke lejuar kalimin e saj në kundërshtim me kërkesat ligjore. Ndërkohë, tre inspektorët në Fier nuk kishin evidentuar të gjitha shkeljet e konstatuara dhe kishin vendosur një...
Burimi:
ntv.al