Marije Kraja, një prej zërave më të shquar të muzikës operistike shqiptare
Akademia e Shkencave kujtoi sot në ditën e ndarjes nga jeta Marije Krajën, një prej zërave më të shquar të muzikës operistike shqiptare dhe një nga figurat themeluese të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Marie Kraja ka lindur më 24 shtator 1911, në Zarë të Dalmacisë në Kroaci. Që e vogël bashkë me familjen ajo vendoset në Shkodër. Më pas kreu studimet e larta për kanto në Konservatorin e Graz-it në Austri deri në vitin 1934. Pas përfundimit të studimeve u kthye në Shqipëri, ku nisi një veprimtari të ngjeshur koncertore dhe pedagogjike, duke ia kushtuar të gjithë jetën artit muzikor shqiptar. Në Konservatorin e Gracit, mbrojti doktoraturën me këngët lirike “Marshalla bukurisë tande” dhe “Midis ballit më ke një pikë”, gjë që ishte...
Burimi:
kultplus.com