Bashkia e Tiranës dënon ndërhyrjet politike të Ramës: Nuk varemi nga Kryeministri

Bashkia e Tiranës dënon ndërhyrjet politike të Ramës: Nuk varemi nga Kryeministri

Bashkia e Tiranës ka reaguar me një deklaratë zyrtare pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste të Tiranës ku foli lidhur me administratën bashkiake dhe pretendimet për shkarkimin e punonjësve që nuk bëjnë “like” dhe “share” në rrjetet sociale kryebashkiakut Erion Veliaj. Bashkia Tiranë dënon ndërhyrjet politike të Kryeministrit Edi Rama në kompetencat dhe vendimmarrjen e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Tiranë, si dhe presionin e ushtruar publikisht ndaj drejtuesve të administratës bashkiake. Në deklaratë theksohet se Bashkia e Tiranës nuk është institucion në varësi të kryeministrit, ndërsa autonomia e saj garantohet nga neni 13 i Kushtetutës. “Bashkia Tiranë dënon ndërhyrjet politike të Kryeministrit Edi Rama në kompetencat dhe vendimmarrjen e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Tiranë, si dhe...