Marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës përfundon në bulevard, mblidhen para Kryeministrisë!
Protesta e thirrur nga studentët vijoi në rrugët e Tiranës, ku protestuesit kanë zgjedhur të marshojnë pas bllokimit të qarkullimit në disa akse të kryeqytetit. Protesta nisi në orën 14:00 te Ministria e Arsimit dhe marshimi nisi në orën 16:00. Aktualisht ata janë mbledhur në bulevardin para Kryeministrisë. Policia ka vendosur kordone në disa rrugë për të kufizuar lëvizjen e protestuesve, ndërsa marshimi vijoi pa incidente, përveç djegies së ndonjë koshi mbeturinash. Protestuesit kanë marshuar fillimisht në Rrugën e Kavajës, ku janë përballur me një kordon policie që u ka penguar avancimin. Pas bllokimit, turma ka ndryshuar drejtim dhe është kthyer drejt qendrës së Tiranës. Më herët, pas bllokimit të qarkullimit në Rrugën e Durrësit, protestuesit kanë vijuar lëvizjen në rrugët e kryeqytetit. Fillimisht u...
Burimi:
javanews.al