Revoltë qytetare, të rinjtë i vendosin zjarrin koshave të mbeturinave te “Myslym Shyri”
Ndërsa marshimi vazhdon, disa te rinje i kanë vënë flakën koshave të mbeturinave në rrugën “Myslym Shyri”. Protestuesit fillimisht u mblodhën para Ministrisë së Arsimit, ku qëndruan për rreth dy orë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Gjatë tubimit, ata hodhën thirrje kundër qeverisë dhe policisë, ndërsa shpalosën edhe banderola me mesazhe kundërshtuese. Më pas, qytetarët dhe studentët nisën marshimin në rrugët e Tiranës, duke iu drejtuar qendrës së kryeqytetit. Me thirrje kundër qeverisë, ata kaluan në disa akse rrugore, me synimin për t’u pozicionuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë.
Burimi:
gijotina.com