Rikthim te “Miles Away”, një krijim i veçantë në repertorin e Madonnës

Rikthim te “Miles Away”, një krijim i veçantë në repertorin e Madonnës

21 November, 2026 - 16:10 Më 21 nëntor 2008, Madonna publikoi “Miles Away”, një prej këngëve të albumit Hard Candy, të publikuar në prill të po atij viti. Kënga u prezantua si singli i tretë i albumit, duke sjellë një tjetër dimension të krijimtarisë muzikore të artistes amerikane. E shkruar nga Madonna në bashkëpunim me Justin Timberlake, Timbaland dhe Nate Hills, “Miles Away” ndërthur tingujt pop me elemente elektronike, ndërsa në tekst trajton largësinë emocionale, mungesën dhe vështirësitë e një marrëdhënieje. Me këtë krijim, Madonna vazhdoi të eksploronte temat e marrëdhënieve njerëzore përmes një tingulli melodik dhe një interpretimi që e dallon këtë këngë brenda albumit Hard Candy./KultPlus.com