Rrugorja e Korçës në ‘gjueti’ të shoferëve problematikë, arrestohen 5 drejtues mjetesh dhe vendosen mbi 1100 gjoba brenda një jave!

Rrugorja e Korçës në ‘gjueti’ të shoferëve problematikë, arrestohen 5 drejtues mjetesh dhe vendosen mbi 1100 gjoba brenda një jave!

Policia Rrugore e Korçës ka vijuar monitorimin intensiv në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale të qarkut, duke përdorur pajisje inteligjente me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe menaxhimin e trafikut. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara gjatë një jave, autoritetet kanë konstatuar një sërë shkeljesh dhe kanë ndërmarrë masa ligjore ndaj shkelësve. Gjatë kësaj periudhe, shërbimet e qarkullimit rrugor kanë bërë të mundur arrestimin e 5 shtetasve, ku “4 shtetas janë kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, dhe 1 shtetas për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”. “Në kuadër të masave administrative për parandalimin e ngjarjeve rrugore, Policia Rrugore bën me dije se “janë vendosur gjithsej 1149 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor”. Mes shkeljeve më të shpeshta të...