Protestuesit u vënë zjarrin koshave të mbeturinave rrugëve të Tiranës, aktivistja Greta Thunberg bën “spektatoren”!
Protesta e kësaj të shtune po vijon me marshimin e qytetarëve në rrugët kryesore të Tiranës. Protestuesit bllokuan qarkullimin në rrugën “Myslym Shyri”, duke u vënë flakën koshave të mbeturinave. Në zonë janë vendosur forca të shumta policie, ndërsa një kordon policor është pozicionuar në kryqëzimin pranë Drejtorisë së Policisë. Më herët, protestuesit u mblodhën para godinës së Ministrisë së Arsimit, ku u vu re edhe prania e aktivistes me famë botërore Greta Thunberg. Kërkesa e protestuesve mbetet e pandryshuar, teksa ata bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Burimi:
javanews.al