FOTO/ Dy çekë arrestohen në Ekuador, dyshime për lidhje me mafian shqiptare dhe bandën Los Lobos
Dy shtetas çekë, Sus Václav dhe Tuskova Iva, janë arrestuar në provincën Pichincha të Ekuadorit gjatë operacionit ushtarak ‘Medusa’. Inteligjenca ushtarake dyshon për lidhje të tyre me bandën kriminale Los Lobos dhe mafian shqiptare, si dhe për përfshirje në trafik droge, zhvatje dhe grabitje. Gjatë operacionit u sekuestruan një pistoletë, 63 qese me substanca të dyshuara narkotike, katër telefona, një laptop dhe një peshore dixhitale. Nga Byron Castillo-Extra.ec Dy çekë, të identifikuar si Sus Václav dhe Tuskova Iva, janë arrestuar nga autoritetet ushtarake në provincën Pichincha të Ekuadorit, nën dyshimet për lidhje me bandën kriminale Los Lobos dhe mafian shqiptare. Arrestimi u krye gjatë operacionit ushtarak të koduar ‘Medusa’, në zonën e rrugës Puerto Quito, në territorin e bashkisë Pedro Vicente Maldonado. Sipas raportit të...
Burimi:
syri.net