Protestuesit për Syri Tv: Më 28 nëntor presim pjesëmarrje të madhe! Mos u trembni nga gjobat

Protestuesit për Syri Tv: Më 28 nëntor presim pjesëmarrje të madhe! Mos u trembni nga gjobat

Protestuesit vijojnë të qëndrojnë para kryeministrisë ndërsa shpesh dëgjohen thirrjet : Rama jepe dorëheqjen Një protestues i tha gazetarit të Syri Tv, Albi Rakip se më 28 nëntor kur dhe është thirrur protestë kombëtare pritet që të ketë pjesëmarrje të madhe. “Më 28 nentor presim pjesëmarrje të madhe. Do e çlirojmë Shnqipërinë për herë të tretë. Më pas do të nisë lufta politike. Do të ndërtojnë një parti studentët. 28 nëntori do të jetë dita që do të japim drejtim. Presim mbështetje nga të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë. Është ditë vendimtare dhe presim që polici të ngrejë duart’ tha një protestues duke i bërë thirrje dhe policisë të mos mbrojnë më qeverinë autokrate të Edi Ramës por të bashkohen  me ta për ta rrëzuar....