Pas marshimit në Tiranë, protestuesit grumbullohen para Kryeministrisë
Protesta e studentëve dhe qytetarëve kundër qeverisë ka vijuar me marshimin në rrugët e Tiranës. Pas disa orësh tubim dhe lëvizje në kryeqytet, protestuesit janë pozicionuar para Kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Tubimi nisi rreth orës 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit, në Rrugën e Durrësit, ku studentë, qytetarë dhe aktivistë kërkuan largimin e kryeministrit Edi Rama. Për afro dy orë, turma qëndroi përballë institucionit, ndërsa policia vendosi një kordon efektivësh për të shmangur bllokimin e qarkullimit. Gjatë protestës u dëgjuan thirrje kundër kryeministrit dhe policisë. Një fotografi e Edi Ramës, e vendosur në kangjellat e ministrisë, u dogj, ndërsa protestuesit brohoritën “Arrestoni Ramën”, “Polici e krimit” dhe “Poshtë diktatura”. Protestuesit shpalosën edhe një banderolë me mbishkrimin “Ndal plaçkitjes, shtypjes dhe ikjes!”. Një pjesë e...
Burimi:
gijotina.com