Rama dialog me të rinjtë? Shpërthen PD-ja: Ata janë patronazhistë, dorëheqje

Rama dialog me të rinjtë? Shpërthen PD-ja: Ata janë patronazhistë, dorëheqje

Partia Demokratike kundërshton takimin e zhvilluar nga kryeministri Edi Rama me disa të rinj në Pallatin e Brigadave, duke pretenduar se ata nuk përfaqësojnë studentët që prej ditësh protestojnë. Kryetari i Grupit Rinor Universitar Demokrat, Jurgen Spaho, i cilësoi të pranishmit si patronazhistë të Partisë Socialiste dhe akuzoi kryeministrin se po e përdor takimin për propagandë politike. Në një deklaratë publike, Spaho tha se Rama po përpiqet të krijojë përshtypjen e një dialogu me rininë, ndërsa, sipas tij, po shpërfill kërkesat e studentëve që kanë dalë në protestë. Ai akuzoi gjithashtu qeverinë për reagimin ndaj protestuesve, duke përmendur dhunën, gjobat dhe masat ligjore që, sipas tij, kufizojnë lirinë e lëvizjes. Spaho kundërshtoi edhe praninë e pedagogëve në takim, duke pretenduar se ata janë bërë pjesë...