Gjendet i vdekur ish-kreu i Policisë italiane, hetohej për masakrën e Borsellinos
Ish-kreu i Policisë së Shtetit në Itali, Gianni De Gennaro, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare në banesën e tij në Toskanë. Sipas informacioneve paraprake të mediave italiane, dyshohet se ai ka humbur jetën nga një plagë e shkaktuar me armë zjarri. Pranë trupit është gjetur edhe një armë, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten nën hetim. Prokuroria e Grossetos ka hapur një dosje hetimore për veprën penale të nxitjes së vetëvrasjes, pa paragjykuar në këtë fazë shkaqet apo përgjegjësitë e mundshme. Autoritetet po punojnë për të rindërtuar momentet e fundit të jetës së tij. Sipas të dhënave paraprake, De Gennaro ndodhej i vetëm në banesë. Familjarët ishin shqetësuar pasi nuk kishin mundur të kontaktonin me të që prej mbrëmjes së kaluar. Rreth orës 09:00, punonjësit...
Burimi:
ntv.al