VIDEO/ Vritet në Cetinje kapoja i klanit Shkaljari në Mal të Zi. Historia e tij mes atentateve dhe trafikut të drogës
Milosh Duriçkoviç, 56 vjeç, është vrarë mëngjesin e kësaj të shtune në lagjen Bajice të Cetinjes, në Mal të Zi. Ai njihej nga autoritetet malazeze si pjesëtar i grupit kriminal Shkaljari, ndërsa emri i tij është përmendur ndër vite në disa çështje të rënda të krimit të organizuar dhe në përplasjet mes klaneve kriminale malazeze. Sipas njoftimit të Drejtorisë së Policisë, shërbimi i policisë në Cetinje u informua në orët e mëngjesit nga një qytetar, i cili kishte gjetur trupin e pajetë të një personi në zonën e Bajices. Policia sqaroi se nuk kishte marrë më parë njoftim për të shtëna me armë zjarri. Vetëm pas mbërritjes në vendngjarje, efektivët konstatuan se 56-vjeçari ishte vrarë me armë zjarri. Pas konstatimit të vrasjes, policia vendosi bllokadë...
Burimi:
syri.net