Pas marshimit në rrugët e Tiranës, protestuesit pozicionohen para Kryeministrisë

Pas marshimit në rrugët e Tiranës, protestuesit pozicionohen para Kryeministrisë

Pas marshimit në rrugët e Tiranës, protestuesit pozicionohen para Kryeministrisë Protesta e studentëve dhe qytetarëve kundër qeverisë ka hyrë në një tjetër fazë, pasi pas disa orësh qëndrimi dhe marshimi në rrugët e Tiranës, turma është vendosur përpara Kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Gjithçka nisi rreth orës 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit, në Rrugën e Durrësit, ku studentë, qytetarë dhe aktivistë u bashkuan në një tubim me kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama. Për afro dy orë, protestuesit qëndruan përballë institucionit, ndërsa policia kishte vendosur një kordon efektivësh për të shmangur bllokimin e qarkullimit. Gjatë protestës nuk munguan mesazhet e ashpra ndaj kryeministrit dhe uniformave blu. Një fotografi e Edi Ramës, e vendosur në kangjellat e ministrisë, iu vu flaka, ndërsa turma shpërtheu...