Vinicius zbulon tre lojtarët e Real Madridit që do të merrte me vete në Brazil, mungesa e Mbappe ndez debatet!

Vinicius zbulon tre lojtarët e Real Madridit që do të merrte me vete në Brazil, mungesa e Mbappe ndez debatet!

Vinicius Junior ka tërhequr vëmendjen e tifozëve, por këtë herë jo për atë që bën në fushën e lojës. Sulmuesi brazilian i Real Madridit është pyetur se cilët tre shokë skuadre do të merrte me vete në Brazil për t’u treguar vendin nga vjen. Përgjigjja e tij ka shkaktuar menjëherë reagime në rrjetet sociale. Vinicius nuk është menduar gjatë dhe ka përzgjedhur Jude Bellingham, Eduardo Camavinga dhe Antonio Rudiger. Megjithatë, ajo që ra më shumë në sy ishte mungesa e Kylian Mbappe në këtë listë. “Do të merrja Bellingham, Camavinga dhe Rudiger. Edhe pse Jude nuk është shumë i mirë në kërcim! Do t’i çoja në shtëpinë e gjyshes sime, që të shihnin nga vij dhe të përjetonin Brazilin e vërtetë”, u shpreh Vinicius. Pikërisht...