Shqipëria shkruan historinë në ski, Lara Colturi triumfon në Kupën e Botës!

Shqipëria shkruan historinë në ski, Lara Colturi triumfon në Kupën e Botës!

Lara Colturi ka shkruar historinë e sportit shqiptar, duke fituar garën e sllallomit në Gurgl të Austrisë dhe duke i dhuruar Shqipërisë suksesin e parë në historinë e Kupës së Botës në skitë alpine. Skiatorja 20-vjeçare, e cila përfaqëson Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, ka triumfuar në garën e zhvilluar të shtunën, më 21 nëntor, duke regjistruar një rezultat të jashtëzakonshëm në një prej kompeticioneve më të rëndësishme të sportit të skive. Colturi e përfundoi garën me kohën e përgjithshme 1 minutë, 45 sekonda e 47 të qindtat, duke lënë pas dy skiatorë të Suedisë. Sara Hector u rendit e dyta, me 27 të qindtat më shumë, ndërsa Anna Swenn Larsson përfundoi në vendin e tretë, 30 të qindtat larg fitueses. Pas lëshimit të parë, shqiptarja...