Kapen me drogë pranë shkollave, arrestohet 29-vjeçari në Gjirokastër, në hetim edhe një 22-vjeçar
Uniformat blu të Gjirokastrës kanë arrestuar një 29-vjeçar Kejvin Kardhashi dhe një nën hetim, Orgito Çako 22-vjeç. Të rinjtë u kapën pranë dy shkollave me doza kanabisi. Gjatë ndërhyrjes, policia sekuestroi lëndën narkotike, një automjet dhe dy telefona celularë. Njoftimi i policisë: Gjirokastër/Finalizohet operacioni i koduar “Final Sale”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në doza, në afërsi të perimetrit të sigurisë së shkollave. Kapen në flagrancë me doza kanabisi, pranë dy shkollave në Gjirokastër, arrestohet 1 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër. Sekuestrohen një sasi lënde narkotike e ndarë në doza, 1 automjet dhe 2 celularë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në zbatim të planit operacional “Shkolla të Pastra”...
Burimi:
javanews.al