Protesta e studentëve te Ministria e Arsimit, policia krijon kordon dhe nuk e lejon bllokimin e rrugës!

Protesta e studentëve te Ministria e Arsimit, policia krijon kordon dhe nuk e lejon bllokimin e rrugës!

Protestuesit janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit, në Rrugën e Durrësit, ku kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Policia ka krijuar një kordon përpara protestuesve, duke mos i lejuar ata të bllokojnë aksin rrugor. Siç shihet edhe në pamje, qytetarët janë grumbulluar në trotuar, ndërsa efektivët janë pozicionuar përballë tyre për të mbajtur të lirë rrugën. Pavarësisht protestës, qarkullimi i automjeteve në Rrugën e Durrësit vijon normalisht, pasi policia nuk lejon shtrirjen e tubimit në rrugë.