Të miturit në dhunë për shkak të krizës së identitetit! Psikologia: Dalin në protestë nga dëshira për vëmendje!
40 të mitur janë arrestuar dhe 180 të tjerë janë proceduar që prej nisjes së protestave. Shifra që nxjerrin në pah një fenomen shqetësues, përfshirjen e të miturve në protesta që përshkallëzohen në përplasje dhe akte dhune. Rrjetet sociale, ndikimi i grupit dhe mungesa e orientimit nga familja konsiderohen ndër faktorët që mund të ndikojnë në sjelljen e tyre, duke e kthyer këtë fenomen në një shqetësim që shkon përtej vetë protestave” Nga ekranet e telefonit deri te përplasjet në rrugë. Përfshirja e të miturve në akte dhune gjatë protestave, sipas psikologes Destemona Çelo, lidhet me ndikimin e grupit, dëshirës për vëmendje, por edhe kriza e identitetit që e karakterizon këtë periudhë të jetës. “Mosha e adoleshencës në vetvete është një periudhë krize identiteti dhe...
Burimi:
javanews.al