U kapën me mbi 900 bimë kanabisi në Britani, dy shqiptarët dënohen me nga 3 vite burg (EMRAT)

U kapën me mbi 900 bimë kanabisi në Britani, dy shqiptarët dënohen me nga 3 vite burg (EMRAT)

Dy shtetas shqiptarë janë dënuar me nga 32 muaj burg në Britaninë e Madhe, pasi u kapën duke kultivuar një sasi të konsiderueshme kanabisi në një ndërtesë në qytetin e Swansea-s, në Uells. Të dënuarit janë Aleksandër Çela, 26 vjeç, dhe Denis Horeshka, 30 vjeç. Ata u arrestuan më 8 maj, gjatë një operacioni të zhvilluar nga policia britanike në zonën Strand. Gjatë kontrollit në ambientet e ndërtesës, efektivët zbuluan një fermë të madhe kanabisi, ku ishin kultivuar më shumë se 900 bimë. Sipas autoriteteve, bimët ndodheshin në një fazë të avancuar të zhvillimit dhe ishin pranë momentit të korrjes. Në vendngjarje u sekuestruan gjithashtu pajisje të shumta që përdoreshin për kultivimin e lëndës narkotike, duke zbuluar përmasat e aktivitetit të paligjshëm që zhvillohej brenda...