I burgosur për grusht shteti, ish-presidenti brazilian Bolsonaro shtrohet në terapi intensive!
Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është shtruar në repartin e kujdesit intensiv në një spital në Brasilia, pasi ka zhvilluar një bllokim akut të zorrëve. 71-vjeçari ndodhet në gjendje klinikisht të qëndrueshme, është i vetëdijshëm dhe merr frymë pa ndihmë mekanike, bëjnë të ditur mjekët. Bolsonaro u shtrua në spitalin DF Star të premten, pas shfaqjes së problemeve shëndetësore. Sipas deklaratës mjekësore, për shkak të bllokimit të zorrëve, mjekët i kanë vendosur një tub nazogastrik, përmes të cilit mundësohet administrimi i ushqimit dhe lëngjeve, pasi ish-presidenti nuk mund të ushqehet nga goja. Në njoftimin e spitalit theksohet se gjendja e tij është e qëndrueshme, por ende nuk ka një parashikim se kur mund të përfundojë qëndrimi në spital. Bolsonaro, i cili drejtoi Brazilin nga viti...
Burimi:
javanews.al