Presidentja e RMV uron shqiptarët për Ditën e Alfabetit: Gjuha është themeli i identitetit kombëtar dhe kujtesës kolektive

Presidentja e RMV uron shqiptarët për Ditën e Alfabetit: Gjuha është themeli i identitetit kombëtar dhe kujtesës kolektive

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova u ka përcjellë urime pjesëtarëve të komunitetit shqiptar me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit Shqip, duke theksuar se gjuha është themeli i identitetit kombëtar dhe i kujtesës kolektive të një populli. “Të dashur bashkëqytetarë shqiptarë, 22 Nëntori është një datë, rëndësia e së cilës tejkalon simbolikën e një përvjetori historik. Ai është dëshmi e një vizioni kombëtar dhe e vetëdijes për një identitet të veçantë, themeli i të cilit është alfabeti i standardizuar shqip”, thekson presidentja. Në urimin e saj, ajo nënvizon se gjuha është tipari themelor i veçantisë kombëtare dhe instrumenti më i fuqishëm për ndërtimin dhe shprehjen e kujtesës kolektive, trashëgimisë shpirtërore dhe përvojës së një populli. “Gjuha shqipe ju ka mundësuar juve, shqiptarëve, të shprehni respektin...