Shqipja, shtëpia që na mban bashkë

Shqipja, shtëpia që na mban bashkë

Nga Lutfi Dervishi/ Ka kombe që identifikohen me fenë, të tjera me perandoritë, mbretërit apo pushtimet. Ne, të ndarë historikisht mes besimeve, sundimeve dhe kufijve, e kemi gjetur dhe e kemi njohur njëri-tjetrin te gjuha shqipe. E vetmuar si një degë më vete në pemën e gjuhëve indoevropiane, shqipja ka mbijetuar mes perandorive dhe stuhive të historisë. Kjo mbijetesë është një mrekulli. Shqipja ka rrënjë të lashta, por dëshmitë e saj të shkruara janë relativisht të vona. Dokumenti më i hershëm i njohur me një tekst të sigurt në shqip është "Formula e Pagëzimit" e vitit 1462, e shkruar nga Pal Engjëlli. Ndoshta ka diçka simbolike në faktin që dëshmia e parë e shkruar e një gjuhe që u mbijetoi shekujve është një formulë pagëzimi....