Lideri i opozitës izraelite dënon sulmet në Bregun Perëndimor
Udhëheqësi i opozitës izraelite, Gadi Eisenkot, ka dënuar sulmet me zjarrvënie ndaj pronave palestineze në Bregun Perëndimor, duke i cilësuar ato si akte të “terrorizmit hebre”. Sulmet ndodhën gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës, kur grupe ekstremiste të kolonëve izraelitë dyshohet se kanë vënë zjarrin në automjete dhe banesa në disa fshatra palestineze pranë Ramallahut. Në një reagim, Eisenkot deklaroi se sulmet rrezikojnë jetën e njerëzve, cenojnë stabilitetin rajonal dhe dëmtojnë sigurinë kombëtare dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të Izraelit. Ai kritikoi ashpër ministrin e Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, dhe ministrin e Financave, Bezalel Smotrich, duke i akuzuar se politikat e tyre e kanë çuar Bregun Perëndimor drejt anarkisë. Eisenkot i bëri thirrje qeverisë dhe institucioneve të sigurisë të ndërmarrin masa të ashpra ndaj personave...
Burimi:
syri.net