Evropa drejt një kthese politike, zgjedhjet në katër shtetet kyçe mund të sjellin në pushtet bllokun euroskeptik që trondit Brukselin

Evropa drejt një kthese politike, zgjedhjet në katër shtetet kyçe mund të sjellin në pushtet bllokun euroskeptik që trondit Brukselin

Një valë zgjedhjesh në disa prej vendeve më të rëndësishme të Evropës gjatë 13 muajve të ardhshëm mund të ndryshojë ndjeshëm ekuilibrat politikë në Bashkimin Evropian. Partitë nacionaliste dhe të ekstremit të djathtë po fitojnë gjithnjë e më shumë mbështetje, duke rritur mundësinë e krijimit të një blloku euroskeptik që mund të vërë në vështirësi vendimmarrjen në Bruksel. Sipas një analize të publikuar nga The Guardian, Evropa po hyn në një periudhë zgjedhore vendimtare, e cila mund të përcaktojë drejtimin politik të Unionit për vitet e ardhshme. Në qendër të vëmendjes janë zgjedhjet në Spanjë, Francë, Poloni dhe Itali, ku forcat nacionaliste synojnë të marrin ose të konsolidojnë pushtetin. Gara të rëndësishme priten gjithashtu në Greqi, Estoni, Finlandë dhe Sllovaki, ndërsa në Gjermani do të...