Begaj në Ditën e Alfabetit: Gjuha shqipe, themeli i identitetit tonë kombëtar
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përkujtuar Ditën e Alfabetit së bashku me përfaqësues të Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri”, e cila feston 120-vjetorin e themelimit. Gjatë aktivitetit, Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin historik të kësaj shoqate në mbrojtjen e gjuhës shqipe, promovimin e kulturës dhe ruajtjen e traditave kombëtare. Begaj theksoi se përvjetori i shoqatës përkon në mënyrë domethënëse me Ditën e Alfabetit, duke kujtuar përpjekjet e patriotëve shqiptarë për zhvillimin e arsimit dhe forcimin e identitetit kombëtar. Ai solli në vëmendje Kongresin e Manastirit të vitit 1908, ku përfaqësues nga treva dhe besime të ndryshme u bashkuan për njësimin e alfabetit shqip, duke hedhur një hap vendimtar për të ardhmen e kombit. Presidenti përmendi gjithashtu personalitete të shquara si Fan Noli dhe Mid’hat Frashëri,...
Burimi:
kohajone.com