Grabitje në Durrës/ Vidhen para dhe sende luksi, arrestohen dy persona
Policia e Durrësit ka zbardhur vjedhjen e një banese në lagjen nr. 4 të qytetit, ku autorët dyshohet se kanë marrë shuma të mëdha parash, bizhuteri dhe sende luksoze. Në përfundim të operacionit të koduar “Objektivi”, janë arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në ngjarje. Në pranga kanë rënë A. R., 51 vjeç, banues në Durrës, dhe S. L., 24 vjeçe, banuese në Lushnjë. Nga hetimet rezulton se 51-vjeçari dyshohet se ka hyrë në banesën e shtetasit A. G., ku ka marrë rreth 22 mijë euro, 800 mijë lekë, ora dore të markave të njohura, bizhuteri, parfume, çanta luksoze dhe objekte të tjera me vlerë. Pas kryerjes së vjedhjes, ai dyshohet se i ka transportuar sendet në banesën e 24-vjeçares në Lushnjë. Sipas policisë,...
Burimi:
kohajone.com