Vodhi mijëra euro, parfume, çanta e ora luksoze…arrestohet durrsaku, e pëson edhe bashkëpunëtorja e tij
sendet e vjedhura dhe pamje nga arrestimet DURRËS- Dy persona janë arrestuar, pasi dyshohen se kanë vjedhur mbi 30 mijë euro cash dhe sende të tjera në një banesë në Durrës. Në pranga kanë rënë një 51-vjeçar nga Durrësi, autori i vjedhjes, dhe një 24-vjeçare nga Lushnja, e cila dyshohet se ka ndihmuar në fshehjen e sendeve të vjedhura. Sipas njoftimit të Policisë, nga banesa janë vjedhur rreth 22 mijë euro, 800 mijë lekë, ora dore të markave të shtrenjta, bizhuteri, parfume, çanta luksoze dhe sende të tjera me vlerë. Nga hetimet rezulton se pasi ka kryer vjedhjen, 51-vjeçari i ka dërguar sendet e grabitura në banesën e 24-vjeçares. Ndërsa në banesën e shtetasit A. R. janë gjetur dhe sekuestruar mjetet me të cilat ka...
Burimi:
zeri.ai