Rënia e çmimit të vajit të ullirit godet fermerët e Lushnjës, nuk mbulon kostot e prodhimit

Rënia e çmimit të vajit të ullirit godet fermerët e Lushnjës, nuk mbulon kostot e prodhimit

Zona e Darsisë në Lushnjë njihet si një prej territoreve me sipërfaqen më të madhe të mbjellë me ullinj. Për banorët e kësaj zone, kjo kulturë mbetet burimi kryesor i të ardhurave familjare. Por, ndryshe nga vitet e kaluara, ky sezon nuk po rezulton i kënaqshëm për fermerët, për shkak të rënies së ndjeshme të çmimit të vajit të ullirit. Sipas tyre, çmimi aktual në treg nuk i kalon 450 lekë për liter, vlerë e cila nuk mbulon as shpenzimet e prodhimit.Fermerët shprehen se janë të detyruar ta shesin prodhimin direkt në fabrika. Nëse e tërheqin vajin në shtëpi, shitja e tij bëhet thuajse e pamundur, pasi te blerësit lindin dyshime për cilësinë dhe përzierjen e produktit. Nga kjo situatë, të vetmit që dalin të...