Alarm në Detin Baltik, anija ruse e goditur nga dronët vijon të digjet në ujërat finlandeze

Alarm në Detin Baltik, anija ruse e goditur nga dronët vijon të digjet në ujërat finlandeze

Një anije mallrash ruse e goditur nga një sulm me dronë në Gjirin lindor të Finlandës vijon të digjet, ndërsa operacionet e shpëtimit dhe shuarjes së zjarrit janë ende në zhvillim. Bëhet fjalë për anijen “Sparta II”, e cila ishte nisur drejt Kaliningradit, enklavës ruse në Detin Baltik, kur u godit mëngjesin e së shtunës. Pas sulmit, anija humbi kontrollin dhe përfundoi duke lëvizur drejt ujërave territoriale të Finlandës. Autoritetet finlandeze dyshojnë se pas sulmit qëndron Ukraina, megjithatë Kievi nuk ka reaguar ende zyrtarisht. Roja Bregdetare e Finlandës bëri të ditur se po punohet për të parandaluar fundosjen e anijes, ndërsa ekipet vijojnë ta mbajnë nën kontroll situatën, duke hedhur ujë për të shuar flakët. Në operacion janë përfshirë edhe mjete nga Estonia dhe Rusia....