‘Të japë dorëheqjen kush nuk e mbështet’/ Financial Times: Vuçiç kërcënoi zyrtarët, i premtoi Kushnerit projektin pa tender
Aleksandër Vuçiç SERBI- Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u bëri presion personalisht zyrtarëve për të hapur rrugën për ndërtimin e një hoteli të presidentit amerikan, Donald Trump, në qendër të Beogradit në vendin ku ndodhet ish-kompleksi i Shtabit të Përgjithshëm në Beograd , raporton Financial Times. Sipas dokumenteve dhe rrëfimeve të dëshmitarëve të parë nga Financial Times, tregohet se deri ku ka shkuar Vuçiç për të siguruar një marrëveshje pronësore të mbështetur nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan. Dokumentet tregojnë se zyrtarët vepruan nën presionin e drejtpërdrejtë të Vuçiçit për të hequr pengesat ligjore për zhvillimin, përfshirë statusin e trashëgimisë kombëtare të mbrojtur të vendit. Dubravka Gjukanoviç, ish-drejtoreshë e Institutit të Serbisë për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës, u tha prokurorëve vitin e kaluar...
Burimi:
zeri.ai