Protesta e së shtunës në Tiranë, Policia procedon 10 persona dhe vendos 13 gjoba
protesta e djeshme TIRANË- Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 10 për veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të djeshëm, 21 nëntor. Gjithashtu, janë vendosur edhe 13 masa administrative për veprime të kundërligjshme. Në njoftim nuk bëhet me dije identitetet e personave të proceduar apo veprimet konkrete për të cilat ata akuzohen, ndërsa masat administrative për kundërvajtje të konstatuara gjatë protestës. Njoftimi i Policisë: Tiranë/Procedohen penalisht 10 shtetas për veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të djeshëm. Gjithashtu, vendosen 13 masa administrative në bazë të Aktit Normativ. Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera nga shërbimet e Policisë së Tiranës, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të veprimeve të kundërligjshme, gjatë tubimit të zhvilluar dje, u proceduan penalisht 10...
Burimi:
zeri.ai