‘Volkswagen’ në Fier përfundon në kanal, por…mister fati i shoferit, nuk gjendet në makinë
makina ne kanal FIER- Një aksident rrugor dyshohet të ketë ndodhur gjatë mesnatës në fshatin Kallm të Fierit, ku një automjet tip “Volksëagen” ka përfunduar brenda një kanali. Mjeti është konstatuar mëngjesin e sotëm nga banorë të zonës, të cilët më pas kanë njoftuar policinë. Megjithatë, ajo që mbetet e paqartë është vendndodhja e drejtuesit të mjetit, pasi nuk është gjetur në vendngjarje. Raportohet se nga verifikimet paraprake nuk rezulton të ketë persona brenda automjetit. Dyshohet se drejtuesi mund të jetë larguar pas aksidentit, duke braktisur automjetin në kanal. Ndërkohë, Policia po kryen verifikimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar personin që drejtonte automjetin./ZËRI
Burimi:
zeri.ai