Sot, Dita e Alfabetit! Rama uron shqiptarët: Nën hijeshinë e shkronjave jeton kujtesa e kombit tonë

Sot, Dita e Alfabetit! Rama uron shqiptarët: Nën hijeshinë e shkronjave jeton kujtesa e kombit tonë

foto ilustrim: edi rama TIRANË- Sot, më 22 nëntor, është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Çdo vit, kjo ditë festohet për të përkujtuar Kongresin e Manastirit 1908, një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë kulturore dhe kombëtare të shqiptarëve, ku u vendos alfabeti i përbashkët i gjuhës shqipe. Përmes disa postimeve në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh urimi të shoqëruar me fjalë simbolike dhe poezi në sfond. Rama ka vijuar urimin me një video që përmban fotografi historike nga Kongresi i Manastirit, të rikthyera përmes teknologjisë. "MIRËMËNGJES dhe në ditën e më të bukurave gërma, nën hijeshinë e së cilave jeton kujtesa e kombit tonë dhe frymon e ardhmja, ju uroj një të diel të qetë", shkruan Rama në njërin postim....