Xhixho: Pensionistëve shqiptarë u duhen mbi 100 vjet për të arritur fuqinë blerëse europiane
Më shumë se një shekull do t’i duhej një pensionisti shqiptar për të arritur fuqinë blerëse të pensionit mesatar në Bashkimin Europian. Këtë pretendon nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho e cila përmes një reagimi publik sjell në vëmendje diferencën mes pensioneve në Shqipëri dhe vendeve europiane. Ajo thekson se pensioni mesatar në Shqipëri ka vetëm 19% të fuqisë blerëse të pensionit mesatar në BE. Duke iu referuar shifrave të publikuara, Xhixho rendit Shqipërinë në fund të krahasimit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas Xhixhos pavarësisht viteve të punës dhe kontributeve, përballen me vështirësi ekonomike dhe me një pension që, sipas saj, nuk garanton standardet minimale të jetesës. Reagimi i Xhixhos: Pensionet në Shqipëri janë në nivele alarmante. Një pensionisti shqiptar do t’i duheshin...
Burimi:
syri.net