Rama: Pasqyra e Çmimeve po jep rezultatet e para, ja si mund të kursejnë qytetarët

Rama: Pasqyra e Çmimeve po jep rezultatet e para, ja si mund të kursejnë qytetarët

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar nismën e “Pasqyrës së Çmimeve”, duke e cilësuar atë si një instrument të rëndësishëm për rritjen e transparencës në treg dhe mbrojtjen e interesave të konsumatorëve. Gjatë podcastit të tij “FLASIM”, Rama u shpreh se platforma digjitale ka nisur të japë rezultatet e para pozitive, duke u krijuar qytetarëve mundësinë të krahasojnë çmimet e produkteve në pika të ndryshme shitjeje dhe të zgjedhin marketet që ofrojnë alternativa më të leverdishme. Sipas kryeministrit, kjo nismë synon të rrisë konkurrencën mes rrjeteve të supermarketeve, pasi tashmë bizneset kanë mundësi të shohin në kohë reale çmimet e njëri-tjetrit. Në këtë mënyrë, pritet që transparenca të ndikojë edhe në mënyrën se si përcaktohen ofertat dhe çmimet në treg. “Ne sot nuk hyjmë në terren...