Nga Barcelona drejt Athinës me 15 kg drogë, arrestohet 65-vjeçari shqiptar
Një 65-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në aeroportin ndërkombëtar të Athinës, pasi në valixhen e tij u zbuluan 15.2 kilogramë kanabis të llojit ‘skunk’. Arrestimi u krye në orët e para të mëngjesit të së shtunës, gjatë kontrolleve të specializuara nga autoritetet antidrogë greke. I moshuari kishte mbërritur në Athinë me avion nga Barcelona, ndërsa u ndalua pas verifikimeve dhe analizimit të të dhënave nga policia. Gjatë kontrollit të bagazhit, efektivët zbuluan dy paketime me kanabis të kultivuar në mënyrë hidroponike, me peshë totale 15 kilogramë e 200 gramë. Sipas hetimeve, droga dyshohet se kishte si destinacion shpërndarjen në tregun grek. Në momentin e arrestimit, atij iu sekuestruan gjithashtu 100 euro, 4.200 lekë shqiptare dhe një telefon celular. 65-vjeçari rezulton të ketë qenë më parë në vëmendjen...
Burimi:
ntv.al